Festa e Shëngjergjit, në listën e UNESCO-s

Festa e Shëngjergjit, në listën e UNESCO-s

14:44, 19/05/2019
A+ Aa A-

A e dini se Festa e Shëngjergjit është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s?

Festa e Shëngjergjit (Festa e Hidrelezit) është një prej festave stinore, që sipas kalendarit gregorian kremtohet më 6 maj dhe me të cilën shënohet ardhja e pranverës, njofton TRT.  Dita e 6 majit në Anadoll simbolizon pritshmëritë për begati dhe mirëqenie me ringjalljen e natyrës pas stinës së dimrit dhe kjo ditë quhet ‘Hidrelez’. Besohet se kjo është dita kur profetët Hidir dhe Iliaz takohen mbi tokë. Së bashku me gjallërimin e natyrës, në shumicën e vendeve të Turqisë kjo festë kremtohet në ditën e njëjtë nga komunitetet myslimane dhe krishtere, të cilat dëshirojnë të përgatiten shpirtërisht dhe materialisht për vitin e ri.

Para festës së Hidrelezit pastrohen shtëpitë, gatuhen gjellë të ndryshme dhe shkohet për piknik në vende ku ka shumë pemë dhe burime uji që quhen “hidirlik”. Këtu luhen lojëra të ndryshme dhe organizohen argëtime të llojllojshme. Në disa krahina në mes të fushës ku zhvillohet pikniku ndizet një zjarr i madh, mbi të cilin njerëzit kërcejnë të paktën tre herë duke u lutur e duke kënduar. Në mbrëmje në një copë letër shkruhen dëshirat dhe pasi paloset letra vendoset në fund të pemës së trëndafilit dhe merret në mëngjes para lindjes së diellit. Nganjëherë dëshirat e shkruara hidhen në ujë të rrjedhshëm apo në det me besimin që ato do të arrijnë deri tek Hidiri.

Në vitin 2016 Turqia dhe Maqedonia aplikuan pranë UNESCO-s me dosjen që kishin përgatitur bashkë me titull “Kremtimet e pranverës: Hidrelezi”. Pas vlerësimit të bërë nga UNESCO-ja Festivali i Pranverës (Shëngjergj-Hidrelez) në vitin 2017 u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco