FOTO-VIDEO/ Hidhet nga ujëvara më e lartë në botë dhe realizon fotografi të mrekullueshme

FOTO-VIDEO/ Hidhet nga ujëvara më e lartë në botë dhe realizon fotografi të mrekullueshme

15:49, 17/05/2019
A+ Aa A-

Kamera në helmetën e Pawel Jankowski, ka filmuar pamjet e mahnitshme, të lëshimit me parashutë nga ujëvara më e lartë në botë, që ndodhet në Venezuelë.

Me lartësi prej 980 metra, Ujëvara e Ëngjëllit është ujëvara më e lartë që nuk ka asnjë ndërprerje, ku uji rrjedhë vazhdueshëm deri në tokë.

‘Isha afro 100 metra afër rënies, kur e pashë se nuk paska hapësirë, gjithçka ishte xhungël’, ka thënë parashutisti nga Polonia.

Megjithëse ra në shkurre, pësoi vetëm lëndime të lehta, duke shpëtuar prej ndonjë goditje më të fuqishme.

Së bashku me grupin e tij, planifikon të kërcejë nga dhjetë ujëvarat më të mëdha, në tri vitet e ardhshme.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco