Si transformohet syri i njeriut nga tumori?

Si transformohet syri i njeriut nga tumori?

15:38, 16/05/2019

Tumori i irisit të syrit është një sëmundje relativisht e rrallë - por mund të jetë vdekjeprurëse. Bota mjekësore e njeh atë si melanoma uveal - uvea dhe është shtresa e syrit që përfshin irisin, trupin ciliar (muskujt që kontrollojnë formën e syrit) dhe koroid (ku janë enët e gjakut).

Uvea luan një rol të rëndësishëm në aftësinë tonë për të parë - kontrollon sa shumë dritë lejohet duke rregulluar madhësinë e lentes dhe duke zvogëluar reflektimin e dritës brenda syrit me qelizat me pigment të irisit.

Por, si çdo qelizë në trup, nganjëherë mund të shkaktojë jo pak dëme në organizëm nëse ka një keqfunksionim të saj.

Një raport i kohëve të fundit i melanoma uveal u botua në një revistë mjekësore:

Ishte rasti i një gruaje e cila u paraqit në një departament emergjence pas vetëm katër ditëve dhimbje dhe inflamacion në syrin e saj të djathtë.

Rasti i saj ishte i një zonje të verbër por shpjegimi u bë menjëherë pas vizitës së mjekëve të cilët kuptuan nga vizita se ajo kishte tumor në sy.

Si transformohet syri i njeriut nga një rast i tillë?

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco