VIDEO/ Itali: Kolonat e zbuluara nën ujë mendohet të jenë të vjedhura

VIDEO/ Itali: Kolonat e zbuluara nën ujë mendohet të jenë të vjedhura

15:28, 16/05/2019
A+ Aa A-

Shtyllat e gjetura prej shumë kohësh në Monte di Prokida, Itali dhe zona përreth po analizohen nga studiuesit.

Prania e shtyllave, tashmë e njohur për disa vite, ka ngjallur interesin e shoqatës Vela Latina Monte di Procida që në këto ditë po punon drejt një rikthimi të mundshëm të gjetjeve.

Në rrjedhën e disa studimeve që po bëhen për identifikimin e rrënojave të armëve të zjarrta të zhytura në betejën e kanalit Prokida të vitit 1806 studiuesit kanë hasur në eshtrat e një anije që nuk kishte të bënte me ngjarjet e luftës të asaj periudhe ndaj një gjetje e tillë është e dyshimtë.

Antonio Pugliese, kryetar i shoqatës e cila merret me punën kërkimore ka thënë:

"Anija e mbytur, emri i së cilës vlen të mos përmendet tani me sa duket ka grabitur territorin e Flegreas në kërkim të strukturave të bukura prej mermeri romak për t'u shitur si një zbukurim, ndoshta për të pasuruar vila fisnike në jug të Francës ose thjesht për të marrë gëlqere për ngritjen e ndërtesave të ndryshme”.

Franko Lillini, ekspert i botës nënujore, së bashku me arkeologun nënujor, Gennaro Di Fraia nga videoja amatore shton:

"Rrëzoja e zhytur në kanalin e Prokidës u zbulua rreth njëzet vjet më parë dhe u bë nga disa zhytës nga Pozzuoli, që rastësisht hasi në të dhe njoftoi menjëherë autoritetet e interesuara".

Marrë nga: nationalgeographic.it- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco