FOTO/ Peshkaqeni 7 metra është filmuar në Irlandë për disa javë radhazi

FOTO/ Peshkaqeni 7 metra është filmuar në Irlandë për disa javë radhazi

10:08, 16/05/2019
A+ Aa A-

Një peshkaqen gjigant prej shtatë metrash është vërejtur duke lundruar në brigjet e Irlandës.

Pamjet mahnitëse të xhirimeve tregojnë peshkaqenin e madh që noton përmes ujërave blu në Keem Bay, Ishulli Achill, Irlandë.

Krijesa noton vetëm disa qindra metra nga plazhet turistike. Ajo është shfaqur çdo ditë pothuajse gjatë muajit të kaluar.

Keem Bay dikur ishte shtëpia e peshkimit të peshkaqenëve më të mëdhenj në botë dhe në kulmin e saj mund të ketë arritur që të jenë dalluar deri në 50 peshkaqenë në një ditë të vetme.

Por në vitet '80 tregtia u ndal.

Peshkaqeni baskin i cili konsiderohet edhe si një ndër llojet më të mëdha të peshkaqenëve tani është renditur si një specie e rrezikuar drejt zhdukjes nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Sean Molloy, fotograf i Zyrës Turistike të Achill Island, kapi pamjet e gjigantit që fshihej në ujërat blu.

Sean tha: "Prania e tij ka tërhequr shumë njerëz duke shpresuar që të kapin një paraqitje të shkurtër të krijesës. Keem Bay ishte në të vërtetë lokacioni i peshkimit më të madh të peshkaqenëve në botë.

Mbi 9,000 peshkaqenë u kapën aty midis viteve 1950 dhe 1964. Peshkaqeni i fundit u kap në vitin 1984.

"Mbi peshkimi dhe mungesa e të kuptuarit të ciklit të tij të jetës çuan në një zvogëlim kritik të numrit të peshkaqenëve në mbarë botën. Në vitet e fundit, numri i shikimeve të peshkaqenëve në terren në nivel lokal është rritur ndjeshëm. Me gjithë madhësinë e tyre të madhe dhe pamjen kërcënuese, peshkaqenët basking nuk janë agresivë dhe janë të padëmshëm për zhytësit dhe plazhistët ashtu si peshkaqenët balenë”.

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco