FOTO/ Werner Freund është burri i cili jetoi me rreth 70 ujqër për 40 vite

FOTO/ Werner Freund është burri i cili jetoi me rreth 70 ujqër për 40 vite

15:15, 15/05/2019
A+ Aa A-

Tanimë ai nuk jeton më bëhet fjalë për njeriun i cili për shumë vite gjatë jetës së tij ka jetuar me ujqërit dhe është bërë një fenomen edhe për studiuesit madje pasi ata e kanë pyetur shpesh lidhur me këtë kafshë që duket se sipas tij nuk është aspak e rrezikshme.

Madje ai është pyetur për të kuptuar edhe më mirë sjelljen e tyre.

Bëhet fjalë për Freund, një ish parashutist gjerman, i cili prej vitit 1972 deri në momentet e fundit të jetës së tij rriti më shumë se 70 kafshë gjatë 40 viteve të fundit.

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për tu hedhur nga një aeroplan apo udhëtuar në vendet ekzotike, disa njerëz thjesht duket se nuk e kanë problem nëse veprimet e tyre janë aq të rrezikshme sa të dëmtojnë edhe vetë ata.

E Werner Freund është një njeri i tillë. Ai jetoi jetën e tij duke bërë diçka të cilën edhe më të guximshmit nuk do ta kishin provuar, transmeton Telegrafi.

E historia e tij është absolutisht magjepsëse ai ka jetuar në mes të nja kafshe të egër për 40 vite. Dhe bëhet fjalë për ujqërit.

Gjatë gjithë kohës sa kishte jetuar me ujqërit, thuhet se kishte mundur të vinte deri aty sa që ujqit edhe të frikësoheshin nga ai, ta respektonin dhe të ndanin gjahun së bashku.

Për fat të keq, Werner vdiq në 2014 nga një sëmundje e pashërueshme dhe duket se mënyra e tij e vdekjes ishte nga shkaqe krejt natyrale. 

    Marrë nga: buzzfeed.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco