VIDEO/ Vizitohet tek mjeku dhe zbulon rrjetën e merimangës në vesh

VIDEO/ Vizitohet tek mjeku dhe zbulon rrjetën e merimangës në vesh

11:23, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një person pati një ndjesi të çuditshme në kokë dhe pas një vizite tek mjeku zbuloi se në brendësi të veshit të tij ndodhej një merimangë brenda rrjetës që kishte krijuar.

Koncepti i insekteve të cilat lenë vezët e tyre në brendësi të kokës së një njeriu por jo vetëm edhe krijojnë habitatin e tyre në të nuk është diçka e re dhe e pa dëgjuar më parë përkundrazi. Janë zbuluar disa raste të tilla.

Shembulli më i fundit vjen nga provinca Jiangsu e Kinës lindore, ku një burrë kohët e fundit vizitoi mjekun e tij për t'u ankuar për një kruarje, dhe një ndjesi sikur diçka zvarritej në brendësi të veshit të tij.

Dr Zhang Pan i Spitalit të Universitetit Yangzhou tha se kur ai inspektoi veshin e pacientit nuk mundi të dallonte ndonjë gjë të pazakontë të paktën për sa vëzhgoi me sy të lirë.

Megjithatë, duke përdorur një endoskop ai zbuloi një merimangë e cila doli me shpejtësi nga veshi i tij kur ai po kontrollonte në brendësi të veshit.

Marrë nga: theindipendent.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco