E kërkoi vetë sherrin! Arrestohet kinezi që i vuri qenve, emrat e policëve të zonës

E kërkoi vetë sherrin! Arrestohet kinezi që i vuri qenve, emrat e policëve të zonës

08:43, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar në Kinën lindore pasi iu kishte vënë qenve të tij emra të paligjshëm. Sipas gazetës më popullore të Pekinit, një burrë në të 30-at i quajtur Ban në provincën lindore të Anhuit, u thirr në Polici të hënën, sepse kishte  njoftuar me Mesenxher, se kishte dy qen të quajtur Chengguan dhe Xieguan! Mirëpo emrat ngjallën polemika, sepse i referoheshin fiks dy punonjësve të shtetit, një posti në Polici dhe një posti, në administratë!

Sipas BBC, "Chengguan" janë zyrtarë të punësuar në zonat urbane për të trajtuar krimin e nivelit të ulët dhe "Xieguan" janë punëtorë jozyrtarë të komunës, siç janë asistentët për trafikun.

Gazeta thoshte se z. Ban u vuri qenve emrat "për argëtim", por autoritetet nuk arrinin ta shihnin anën humoristike, veçanërisht në lidhje me të parin.

Policia e Yingzhou tha se ata kishin nisur menjëherë një hetim për njeriun, që sipas tyre kishte nxjerrë "informacione fyese ... kundër personelit të zbatimit të ligjit".

Ata shtuan se, "në përputhje me dispozitat përkatëse të Republikës Popullore të Kinës Ligji për Sigurinë Publike", ai duhet të kalojë 10 ditë në një qendër administrative të paraburgimit në qytetin Xiangyang!

Një oficer policie i mbiquajtur Li i tha "Pekini News" se zoti Ban kishte qenë gjithnjë e provokues në profilin e tij të WeChat dhe se veprimet e tij i kishin "shkaktuar dëm të madh kombit dhe menaxhimit urban të qytetit, në kuptimin e ndjenjave të tyre".

Z. Ban tha se i vinte keq për veprimet e tij në "Pekini News": Nuk e njoh ligjin, nuk e dija se kjo ishte e paligjshme".

Ndërkohë, disa njerëz janë të mendimit se ai  "po e kërkonte sherrin vetë".  Arrestimi i Ban është debatuar shumë në mikroblogun aq popullor, Sina Weibo.

Shumë përdorues shprehën shqetësimin për rrethanat në të cilat u ndalua Ban. "A mund të më thuash cili ligj përcakton se qentë nuk mund të quhen policë? (Chengguan)?! - ngrinte pyetjen njëri. Kurse një tjetër pyeste me naivitet: "Po kush fjalët e tjera që mund të na burgosin?"/f.h./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco