Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Çmendet hoteli: Fjetje dhe ushqim falas për këdo mban emrin ‘Archie’ dhe ka lindur në maj

Çmendet hoteli: Fjetje dhe ushqim falas për këdo mban emrin ‘Archie’ dhe ka lindur në maj

15:41, 14/05/2019
A+ Aa A-

Promovimi i ‘Mercure London Hyde Park Hotels’ synon të festojë ardhjen e fëmijës mbretërore në një mënyrë krejt të rrallë. Por rezulton se ka një lajm shumë të mirë lidhur me ngjarjen e vitit pasi zinxhiri i hoteleve po ofron një shërbim ekstra për lindjen e foshnjës.

Kushdo që ka të njëjtin emër ... dhe ditëlindjen si Archie do të jetë në gjendje të qëndrojë falas në këtë hotel. Oferta përfshin një qëndrim një natë për dy persona duke përfshirë mëngjesin.

Ka një sërë ofertash të tjera për Archien në kryeqytet. Një restorant japonez ku edhe ofrohet vetëm sushi do t fillojë ofrim falas të këtij ushqimi të shtrenjtë për cilindo mban emrin e foshnjës mbretërore.

Këto oferta janë të vlefshme vetëm për muajin maj i cili është edhe muaji kur foshnja mbretërore erdhi në jetë. Duka dhe Dukeshja e Sussex zbuluan emrin e djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor, në një Instagram, dy ditë pas lindjes së tij.

ImageMarrë nga: dailystar.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco