FOTO/ Trendi i Instagramit çmend çiftet varen në vagonat e trenit

FOTO/ Trendi i Instagramit çmend çiftet varen në vagonat e trenit

15:30, 14/05/2019
A+ Aa A-

Turistët janë paralajmëruar të mos marrin fotografi të rrezikshme ndërsa udhëtojnë nëpër Ella, Sri Lanka. Kjo nuk i ka ndaluar shumë prej tyre të vazhdojnë të shkrepin fotografi të tilla interesante për të postuar në Instagram por ama që iu kanë kushtuar edhe jetën në shumë raste.

Shumë nga fotot e Instagram-it janë marrë në Ella, Sri Lanka, ku trenat kalojnë në zona realisht me imazhe të mrekullueshme.

Pas një vale vdekjesh në vend, autoritetet paralajmëruan turistët të jenë të kujdesshëm.

Por përkundrazi, kjo nuk ka ndaluar shumë prej tyre të vazhdojnë të shkrepin këto imazhe të cilat në shumë raste ngjallin jo pak shqetësim mjafton që t’i shikosh ato...

Në 2017, autoritetet hekurudhore të Sri Lankës u kërkuan turistëve të ndalonin këtë gjë pasi ky paralajmërim erdhi pas regjistrimit të 28 vdekjeve në një periudhë një vjeçare.

Mjerisht, kjo këshillë duket se ka rënë në veshë të shurdhër:

Javën e kaluar, influencuesit e mediave sociale Camille dhe Jean ndanë disa foto të shkrepura jashtë ambienteve të trenit teksa ai ishte në lëvizje dhe kalonte në peizazhe dukshëm në lartësi të frikshme. 

Marrë nga: dailystar.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net 

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco