FOTO/ Bëhet murgeshë dhe krijon një perandori kanabisi prej 4.9 milionë $ pasi braktiset nga burri

FOTO/ Bëhet murgeshë dhe krijon një perandori kanabisi prej 4.9 milionë $ pasi braktiset nga burri

14:57, 14/05/2019
A+ Aa A-

Një grua e vetme e lënë pa kokërr leku nga bashkëshorti i saj bigamist ka zbuluar historinë e pabesueshme se si ajo u bë një murgeshë dhe filloi një perandori droge miliona dollarëshe, shkruan sot The Sun. 

E rritur si katolike, Christine Meeusen, 59 vjeçe, punoi si analiste e biznesit në Gjeorgji, SHBA.

Ajo u dashurua me një burrë të divorcuar, dhe kishte tre fëmijëve me të dhe së bashku jetonin në Amsterdam në Holandë.

Por në vitin 2005 ajo mbeti shumë keq pasi zbuloi se pasuria e saj prej 1 milionë dollarësh ishte zhdukur dhe ajo kishte mbetur vetëm me tre fëmijët e braktisur nga bashkëshorti.

Sot, pas një sërë vendimesh të çuditshme në jetën e saj, ajo jeton si një murgeshë në Kaliforni dhe ka një perandori të kanabisit me vlerë thuajse 5 milionë dollarë.

Ajo u ndje mjaft mirë me veten kur vendosi të largohet nga Christine dhe duke u bërë motra Kate duke ndërruar tërësisht identitet dhe jetën e saj.  

"Ëndrra ime ishte fuqizimi i grave si unë, të cilat kishin një rrugëtim të përafërt në jetë që të bëheshin të afta të drejtonin biznesin e tyre duke prodhuar droga medicinave të cilat vinin në ndihmë të personave të sëmurë”, ka thënë ajo për Mirror.

Me ndarjen nga bashkëshorti, tanimë motra Kate, Christine u transferua në Kaliforni ku nisi edhe biznesin e saj për mbjelljen e kanabisit pasi vetë ligji vendas lejon kultivimin dhe shitjen e një numri të kufizuar bimësh të tilla.

Motra Kate në këtë kohë filloi të interesohej edhe për mirëqenien sociale duke marrë pjesë në marshime dhe demonstrata të ndryshme. Në këtë moment ajo filloi edhe një frymë të re fetare të cilën e quajti: ‘Motrat e Luginës’.

Së bashku me ‘motra’ të tjera të grupit të saj fetar ajo prodhoi vajin e kanabisit dhe filloi ta shesë atë në mbarë botën duke gjeneruar jo pak të ardhura.

"Është një fabrikë shëruese e cila bën mrekulli, gradualisht bota po fillon të hapet ndaj idesë së përdorimit të kanabisit si ilaç, në vend që ta trajtojë atë vetëm si një drogë të rrezikshme", tha ajo./F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco