VIDEO/ Zelandë e Re: Gjurmët gjigante të një zogu prehistorik zbulohen në fund të lumit

VIDEO/ Zelandë e Re: Gjurmët gjigante të një zogu prehistorik zbulohen në fund të lumit

14:35, 14/05/2019
A+ Aa A-

Gjurmët e këmbëve gjigante të fshehura për një sy të thjeshtë në fund të një vendi popullor për njerëzit dhe i preferuar për të notuar janë zbuluar nga një person i cili po shëtiste në atë zonë, shkruan Daily Star.

Michael Johnson, i cili jeton në Ishullin Jugor në Zelandën e Re, po shëtiste përgjatë bregut të lumit Kyeburn me kafshët e tij shtëpiake kur ai papritmas dalloi gjurmët, të cilat të numëruara dolën mbi 12.

Ata ishin gjurmët e një moa, një zog i madh struc që jetoi në Zelandën e Re deri në vitin 1400, kur u gjuajt pasivisht derisa përfundoi në zhdukje.

Xhonsoni i mori fotografitë e gjurmëve dhe i dërgoi në Muzeun ‘Otago’, i cili dërgoi tek një ekip i cili më pas u dërgua për të gërmuar më tej lumin dhe për të analizuar ato nga afër.

Fotot e publikuara bëjnë mjaft të qartë zbulimin e veçantë bërë nga Johnson. /F.H/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco