FOTO/ Njeriu që numëron kolonitë e lejlekëve prej vitit 1972

FOTO/ Njeriu që numëron kolonitë e lejlekëve prej vitit 1972

12:53, 14/05/2019
A+ Aa A-

Mauro Fasola, profesor në Universitetin e Pavias, çdo vit në këtë periudhë që nga viti 1972 shkon për të kontrolluar lejlekët dhe foletë ku këta zogj krijojnë shtëpinë e tyre.

Ky ornitolog, një pedagog i zoologjisë në Pavia, ka kaluar rreth gjysmëshekull duke ecur nëpër moçale për të monitoruar çiftet e shpendëve që kanë ngritur foletë e tyre në gadishull.

Dhe ajo çfarë na mahnit është kjo: pavarësisht nga urbanizimi dhe bujqësia intensive si edhe nga gjuetia të cilat kanë shkaktuar humbje dramatike të biodiversitetit dhe dëmi është aq i lartë sa mund të flitet për një "zhdukje të gjashtë masive"; pavarësisht nga fakti se më shumë se dy të tretat e të gjitha llojeve të shpendëve në Itali e në botë janë në rrezik: mirë, popullata e shpendëve është shumëzuar me "një rritje prej më shumë se 20 herë krahasuar me ato të viteve shtatëdhjetë", specifikon Fasola.

Nga viti 1972, për çdo vit ai shkon të kontrollojë moçalet, që janë vendet ku kolonitë e lejlejkëve ndërtojnë foletë e tyre, nga Piemonti në Lombardi deri në Po.

Por pa ndihmën e dhjetëra vullnetarëve të tjerë ai kurrë nuk do të kishte sukses në punën e tij ndaj edhe janë krijuar grupe dhe shoqata të cilat janë përherë në mbështetje të punës së tij kërkimore dhe të studimeve të tij.

Rënia e gjuetisë ishte një nga faktorët më të rëndësishëm në ripopullimin e këtyre specieve, të cilat në një kohë nuk ishin mbrojtur thuajse fare.

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco