FOTO/ Arkitekti zbulon propozimin e habitshëm për rindërtimin e Notre Dame

FOTO/ Arkitekti zbulon propozimin e habitshëm për rindërtimin e Notre Dame

11:31, 14/05/2019
A+ Aa A-

Notre Dame i rindërtuar mund të shfaqë një dizajn me xhama dhe shumë futuristik, energji diellore dhe një fermë urbane që mbështet parizienët e pambrojtur dhe të pastrehë, nëse realizohet një vizion i firmës arkitekturore.

Në prill, kryeministri francez Edouard Philippe njoftoi një konkurs ndërkombëtar për arkitektët për të ridizajnuar gërmadhat e shekullit të 19-të të katedrales, e cila u rrëzua pas një zjarri i cili shkatërroi historinë 850-vjeçare të kësaj godine gotike.

Firma pariziene Vincent Callebaut iu përgjigj thirrjes me një dizajn inovativ dhe eko-miqësor që mbështet popullsinë lokale dhe prodhon më shumë energji sesa përdor.

Katër vjet më parë, një historian i artit përdori lazerët për të hartuar digjitalisht katedralen e Notre Dame. Puna e tij mund të ndihmojë në shpëtimin e saj.

Projekti Vincent Callebaut titullohet "Palingenesis", një koncept grek i rilindjes ose rekreacionit. Firma propozon një çati të re të bërë nga qelqi, lisi dhe fibra karboni, që lidh "në një goditje të vetme të lapsit" me grykën e pjerrët.

Maja e katedrales moderne do të strehojë një fermë frutore dhe perimesh të drejtuar nga organizata bamirëse dhe vullnetarë, në mënyrë që të prodhojë ushqim falas për njerëzit vendas të cilët nuk kanë mundësi ekonomike”.

Deri në 21 ton fruta dhe perime mund të korren dhe të shpërndahen falas çdo vit", tha firma në një njoftim për shtyp.

"Për këtë qëllim, një treg fermerësh do të mbahet çdo javë në oborrin e Notre Dame”.

Çatia dhe grykë gjithashtu do të prodhojnë energji elektrike, nxehtësi dhe ventilim për katedralen: një "shtresë organike aktive" brenda xhamit do të sigurojë energjinë diellore.

Nëse përzgjidhet dizajni Vincent Callebaut, firma tha, se Notre Dame e rilindur do të përcaktojë "fytyrën e re të Kishës në shekullin 21", duke paraqitur "një marrëdhënie më të drejtë simbiotike mes njerëzve dhe natyrës".

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco