Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ Dhjetë vende që ndodhen në ‘fund të botës’

FOTO/ Dhjetë vende që ndodhen në ‘fund të botës’

14:11, 13/05/2019
A+ Aa A-

NGUSHTICA E GJIBRALTARIT - SPANJË - MAROK - Sipas mitologjisë klasike këtu janë vendosur Kolonat e Herkulit, një kufi i pakapërcyeshëm që shënoi fundin e botës, nëse kaloje përtej tij nuk ktheheshe më.

Përveç të qenit një kufi gjeografik, ato ishin gjithashtu simbol i diturisë njerëzore ku Uliksi ndjeu dëshirën ta kalonte, siç shkruan Dante në Komedinë Hyjnore.

KEPI I FINISTERRËS (OSE FISTERRA) - SPANJË - Emri rrjedh nga shprehja latine "Finis terrae", që do të thotë "kufiri i tokës": në të vërtetë ajo është një nga pikat më perëndimore të Spanjës gadishullore.

Ajo është e vendosur përgjatë bregut të ‘vdekjes’, emri i të cilit duhet të lidhet me anijet e shumta që janë përmbytur në këto ujëra të rrezikshme, si në të kaluarën edhe kohët e fundit.

KEPI I SAN VINÇENZOS - PORTUGALI – Ky kep, i vendosur në majën jug-perëndimore të Portugalisë, është degë e fundit e Algarve përballë Oqeanit Atlantik.

Sipas gjeografit grek, Strabone, ai u konsiderua në kohët e lashta si një pikë referimi në vendin e njohur.

OUESSANT- FRANCE - Është një ishull i Brittany që, së bashku me ishujt Skilly në anën britanike, shënon kufirin perëndimor të Kanalit Anglez.

Rreth 800 banorë jetojnë në ishull, në pikën më perëndimore të Francës.

FUNDI I TOKËS – BRITANI E MADHE - Gjithashtu në këtë rast emri tregon termin e kontinentit: jemi në Cornëall, në degën e ekstremit perëndimor të pjesës kontinentale të Anglisë.

Edhe këtu, toka përfundon tërësisht dhe i jep rrugë Oqeanit Atlantik.

KEPI VERIOR - NORVEGJI - Ky shkëmb ndodhet në pikën më veriore të kontinentit evropian. Ai ndodhet më shumë se 500 kilometra përtej Rrethi Arktik, kështu që nga rreth 11 Maji deri më 10 Gusht është e mundur të admirohet fenomeni i Diellit në mesnatë. Nga ana tjetër, në dimër, Dielli nuk ngrihet në horizont për rreth dy muaj e gjysmë.

KEPI I SHPRESËS SË MIRË -  AFRIKA E JUGUT - Është fundi jugor i Gadishullit të Kepit, në Afrikën e Jugut. Ai konsiderohet pika më jugore e kontinentit afrikan dhe një pellgu ujëmbledhës midis Oqeanit Atlantik dhe Oqeanit Indian, në fakt parësia i takon Agulhas.

KEPI BRI - KILI - Konsiderohet konvencionalisht si pika më jugore e Amerikës së Jugut. U emërua për herë të parë më 26 janar 1616 nga ekspedita holandeze e Willem Schouten dhe Jacob Le Maire; eksploruesit arritën të merrnin më mirë kushtet përgjithësisht të pafavorshme të kësaj shtrirje përgjatë detit, të rrahur nga stuhitë e shpeshta që bënin manovra të paarritshme për anijet me vela.

NGUSHTICA E BERIUNGUT - ALASKA - RUSI - Ujërat e kësaj ngushtice përgjatë detit shënojnë sidomos, kufirin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë: ishujt Diomede, në qendër të ngushticës i takojnë në fakt njëra Rusisë, tjetra SHBA-ve.

AUSTRALI - 12 APOSTUJT - Kjo seri e grumbujve të gurit gëlqeror është një nga pikat më jugore të Australisë.

Ato janë të vendosura brenda Parkut Kombëtar të Port Kampbell, përgjatë Rrugës së Madhe Oqeanike, në jug të shtetit të Viktorias.

Sot Apostujt janë vetëm tetë.

    FOTOT SIPAS VENDEVE

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco