FOTO-VIDEO/ Caño Cristales: ‘Ylberi i Lëngshëm’ me pesë ngjyra

FOTO-VIDEO/ Caño Cristales: ‘Ylberi i Lëngshëm’ me pesë ngjyra

13:05, 12/05/2019
A+ Aa A-

Vizitoni Caño Cristales gjatë stinëve të lagështa ose të thata në Kolumbi, dhe do të mbeteni të mahnitur madje do të pyesni vazhdimisht se përse në të ndodh një fenomen aq i rrallë si ngjyrosja e ujit në një ngjyrë rozë.

Megjithatë, udhëtoni atje nga qershori deri në nëntor, muajt e moderuar mes ekstremeve të stinëve të lagështa dhe të thata dhe do të jeni dëshmitarë të një prej lavdive kurorëzuese të Nënë Natyrës.

Lumi 97 km i gjatë është në parkun kombëtar  të Kolumbisë, (Serranía de la Macarena), në provincën e Meta, dhe njihet si "Lumi i Pesë Ngjyrave".

Ky "ylber i lëngshëm" - siç është quajtur është një nga mrekullitë më spektakolare natyrore të vendit , falë ngjyrave të gjalla.

Shtrati i lumit ndriçon në të kuqe të ndritshme, të verdhë, jeshile, blu dhe të zezë për disa muaj me rradhë.

Fenomeni nuk ndodh askund tjetër në botë. Vetë zona është një pikë e nxehtë për biodiversitetin, ku ngjiten malet e Andeve dhe pellgjet Amazon dhe Orinoco - dhe janë strehë për shumë lloje endemike.

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti, F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco