FOTO/ Misteri i monedhave 800 vjeçare spanjolle të cilat u gjendën në SHBA

FOTO/ Misteri i monedhave 800 vjeçare spanjolle të cilat u gjendën në SHBA

12:35, 10/05/2019
A+ Aa A-

Arkeologët kanë hyrë në jo pak raste në mendime teksa kanë analizuar thesaret e gjetura në Spanjë të cilat duket se kanë udhëtuar në kohë.

Një turist që shëtiste nëpër një park kombëtar amerikan gjeti dy monedha të cilat u gjetën 2 shekuj para ardhjes së Kristofor Kolombit në SHBA. 

Monedhat, e krijuara në Madrid në vitin 1660 dhe tjetra rreth vitit 1200, u gjetën në dysheme në Utah.

Kristofor Kolombi dhe grupi i tij i eksploruesve spanjollë nuk shkelën në Amerikë deri në 1492-shin, duke lënë ekspertët e habitur se si atëherë këto monedha mbërritën në vendin ku edhe u gjetën. Arkeologu Glen Harmon, nga shërbimi i Parkut Kombëtar, tha: "Një vizitor ishte duke ecur në një nga kanionet këtu dhe ai gjeti këto dy monedha të çuditshme".

Burri i ktheu ato në park pasi i mori në shtëpi dhe e kuptuan se ishin monedha të vjetra spanjolle. Bazuar në dizajnin e tyre ekspertët dhe studiuesit janë të sigurt se një nga monedhat më të mëdha quhet 16 maravedi.

Ekspertët që po punonin për identifikimin e tyre në Madrid mendojnë se ajo i përket viteve 1662-1663 gjatë periudhës së sundimit të Filipit të IV-t. Monedha tjetër për të cilën ende nuk ekziston një konfirmim duket sikur mund të jetë diçka që daton nga mesi i deri në fund të shekullit të 13-të.

Ekspertët janë të pasigurt se si monedhat mbërritën në atë park qindra vjet para se eksploruesit spanjollë të mbërrinin atje. Ende ka disa teori për të cilat po punohet dhe që studiuesit i vlerësojnë për të zbuluar këtë mister.

Ka disa teori për vendndodhjen e tyre të dyshimtë në këtë zonë:

Njëra është se ato mund të jenë zhvendosur nga kolonët e hershëm spanjollë gjatë tregtisë me fiset amerikane dhe të kenë humbur në kanion.

Kjo është një perspektivë emocionuese pasi ka pak dëshmi të dokumentuara të kolonëve të hershëm spanjollë në SHBA, thanë arkeologët. Teori të tjera sugjerojnë se monedhat u sollën në Amerikë nga turistët dhe më vonë humbën në kanion.

ImageMonedhat u gjetën në zonën e Glen Canyon në Utah

    Marrë nga: thesun.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco