A duhet ta hedhim kremin e plazhit të një vere më parë?

A duhet ta hedhim kremin e plazhit të një vere më parë?

15:12, 09/05/2019
A+ Aa A-

Ne e duam motin e ngrohtë në verë ose edhe në pranverë, dhe kështu është edhe për shumë njerëz të tjerë. Ne të gjithë kalojmë shumë kohë duke shijuar kohën me Diell, veçanërisht në verë kur edhe bëjmë plazh dhe njëkohësisht përdorim kremin e plazhit që e kemi aq të nevojshëm sidomos kur jemi shumë të bardhë.

Disa njerëz vazhdojnë të përdorin nga kremi i vitit të kaluar ndërsa ka nga ata të cilët për arsye higjiene shkojnë në dyqan dhe blejnë një të re.

Krem plazhi

Kur blini një shishe me krem plazhi, etiketa zakonisht thotë se produkti do të zgjasë rreth 12 muaj pas hapjes. Prodhuesit e thonë se shishja do të ketë humbur vlerën e saj vetëm pas 6 muajsh përdorimi.

Sipas tyre, kjo ndodh sepse produkti vazhdimisht vjen në kontakt me rrezatimin ultravjollcë (rrezet e dëmshme), oksigjenin dhe nxehtësinë gjatë verës.

Kjo është arsyeja pse locioni bëhet më pak efektiv me kalimin e kohës, thonë ata.

Dermatologët

Megjithatë, Ann Lievens (dermatologe) mendoi se kjo ndoshta ishte pak e ekzagjeruar. Sepse këto shishe sipas saj nuk vlen t’i hedhësh pa u përfunduar kremi i cili nuk ka kurrëfarë dëmi për shëndetin dhe lëkurën e njeriut edhe nëse ka kaluar një verë.

Ajo i shpjegoi se mendon se është një shpenzim i tepërt ekonomik duke pasur parasysh punën që është dashur për prodhimin e tij dhe njëkohësisht hedhja e shumë mbeturinave me shishe gjysmë të mbushura dëmton jo pak planetin meqënëse janë plastike.

Ekzistojnë disa teori ku vetë prodhuesit e kremërave thonë se është mirë që shishet me krem të ndërrohen pas një vere të kaluar ndërsa dermatologët thonë të kundërtën dhe një fill logjik ka apo jo?

Marrë nga: tips-and-tricks.co- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco