FOTO/ Fenomeni i rrallë i reve misterioze në qiellin e Italisë jugore

FOTO/ Fenomeni i rrallë i reve misterioze në qiellin e Italisë jugore

13:52, 09/05/2019
A+ Aa A-

Retë e zgjatura misterioze me ngjyra të ndritshme dhe pothuajse fosforeshente kanë magjepsur banorët e zonës së Ngushticës së Messinës.

Imazhe spektakolare vijnë nga qielli mbi Ngushticën e Messinës, ku janë fotografuar retë misterioze. Siç mund ta shikoni nga fotot që gjenden në galeri retë kanë një formë të zgjatur, por mbi të gjitha ato janë të ndriçuara nga ngjyra të ndritshme, pothuajse fosforeshente, që nga bluja shkuan në të kuqe për të krijuar një spektakël befasues.

Ndoshta është Ylberi i Zjarrtë, një fenomen i rrallë dhe interesant i motit.

Megjithëse emri mund të shkaktojë një shqetësim dhe frikë minimale, ky fenomen nuk paraqet asnjë rrezik; me të vërtetë kjo është një shfaqje e vërtetë për ata që kanë mundësi të admirojnë.

Ylberi i Zjarrtë ka emrin dhe pamjen e tij karakteristike, që mund të marrë formën e një flake, por është thjesht një hark rrethor horizontal.

Kjo mund të ndodhë kur qielli është i mbushur nga retë e holla dhe të shpeshta.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco