FOTO/ Në Amerikën e Jugut gjendet çanta 1000 vjeçare me kokainë

FOTO/ Në Amerikën e Jugut gjendet çanta 1000 vjeçare me kokainë

13:18, 09/05/2019
A+ Aa A-

Shamanët (indianët që bënin rituale fetare) bënin përzjerje të drogërave në Amerikën e Jugut deri në 1000 vjet më parë.

Gjurmët e kokainës dhe përbërja psikodelike (drogë haluçinogjene) u gjetën nga shkencëtarët në një çantë të lashtë Droga ishte ngjeshur në flegrat e hundës së një lëkure dhelpre.

Mbajtëset e ndryshme të drogës u zbuluan gjithashtu brenda në qese, duke përfshirë një tub për pirjen e drogës dhe një palë spatula të bëra nga eshtrat e lamave.

Kimikatet u përdorën nga amerikanët e lashtë të Amerikës së Jugut si pjesë e ceremonive fetare dhe ritualeve që shpesh kryheshin në orët e hershme të mëngjesit.

Çanta e sapo gjetur, e zbuluar në Bolivi, hedh dritë të re mbi mjeshtërinë e Shamanëve për zanatet e tyre.

Në total, arkeologët gjetën një pjesë të madhe të pesë komponimeve psikoaktive në kitin e barnave.

"Ne tashmë e dinim se psikotropikët ishin të rëndësishme në aktivitetet shpirtërore dhe fetare të shoqërive të Andeve jug-qendrore", tha anëtari i ekipit, Dr Jose Capriles, një shkencëtar në Penn State University.

"Por ne nuk e dinim se këta njerëz po përdorin kaq shumë komponime të ndryshme dhe ndoshta i kombinonin ato së bashku".

Ky është numri më i madh i substancave psikoaktive që gjenden ndonjëherë në mision të vetëm arkeologjike, nga Amerika e Jugut".

Shkencëtarët gjetën çantën në një shpellë të largët në malësinë Lipez të Bolivisë.

    Marrë nga: thesun.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco