Arsyet përse një grua nuk e di se është shtatzënë edhe pas 6 javësh!!

Arsyet përse një grua nuk e di se është shtatzënë edhe pas 6 javësh!!

12:31, 09/05/2019
A+ Aa A-

Ndodh jo në pak raste që një grua mund të mbetet shtatzënë dhe të mendojë se është duke vuajtur nga diçka ose nga një sëmundje kalimtare por që në të vërtetë mjafton të bëjë një vizitë tek mjeku për të kuptuar se ka mbetur shtatzënë. Ka disa arsye për shkak të të cilave një grua mund të rrezikojë një shtatzëni të pa dëshiruar.

1. Shtatzënia nuk pritet ose nuk konfirmohet

Realiteti është se gati gjysma e të gjitha shtatëzënive janë të paqëllimshme ose, më saktësisht, 45-49% të kohës ato janë të paplanifikuara, tha Dr. Jen Villavicencio e cila punon në Universitetin e Mjekësisë së Miçiganit.

Ato femra që në mënyrë aktive përpiqen të mbeten shtatzëna, mund të monitorojnë çdo aspekt të cikleve të tyre dhe të bëjnë testet e shtatzënisë vazhdimisht, por për shumë gra që mbeten shtatzënë kjo gjë vjen në befasi.

2. Cikli menstrual mund të jetë i paparashikueshëm

Menstruacionet e çrregullta nuk janë të rralla, sidomos në fazat e hershme të përjetimit të menstruacioneve ose kur një grua i afrohet menopauzës, tha Villavicencio.

Ka shumë arsye të tjera, përveç moshës, që mund të bëjnë një cikël menstrual të paparashikueshëm si mund të jetë stresi keq ushqyerja etj.

3. Mungesa e arsimit

Në Shtetet e Bashkuara, ku edukimi seksual nuk është në dispozicion të të gjithëve ose edhe i pranuar në kurrikulat studimore, ka mjaft hapësirë për mangësitë në të kuptuarit kur bëhet fjalë për shtatzëninë, tha Jessica Sales, një profesoreshë e asociuar në Shkollën Rollins të Shëndetit Publik të Universitetit Emory, i cili shpesh fokusohet në shëndetin seksual dhe riprodhues kryesisht tek mosha më e rrezikuar si janë edhe adoleshentët.

Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco