FOTO-VIDEO/ Vendi ku gratë nuk mund të martohen dot pa argjend

FOTO-VIDEO/ Vendi ku gratë nuk mund të martohen dot pa argjend

14:09, 08/05/2019
A+ Aa A-

Tradita e prodhimit të argjendit ka rrënjë të thella në kulturën Miao një zonë edhe vend ku vajzat e reja nuk mund të martohen nëse nuk kanë bizhuteri prej argjendi duke filluar nga vathët, varëset etj.

Një rast është ai i Guanghui Wu e cila kur u martua po mbante 10kg argjendi mbi kokën dhe shpatullat e saj.

"Çdo vajzë duhet të marrë të paktën një bizhuteri argjendi për t'u martuar”, shpjegoi Wu.

Për femrat e grupit etnik Miao në krahinën malore të Guizhou të Kinës juglindore, veshur me kapuç të rëndë dhe të përpunuar me argjend e stoli, është e zakonshme gjatë dasmave, funeraleve dhe festavetë përvjetoreve të  ditëlindjeve, apo në festa pranverore kur çiftet deklarojnë publikisht dashurinë e tyre.

Shumë familje besojnë se vajzat e tyre nuk mund të martohen nëse nuk kanë një veshje të përshtatshme argjendi dhe fillojnë të kursejnë deri në 10 vjet përpara ceremonisë.

"Mund të tregosh pasurinë e një familjeje nga argjendi që vesh", tha Wu. Familja e saj ka bërë argjend për të paktën tre breza dhe, edhe pse fshati dhe shoqëria e saj po ndryshon me shpejtësi, ajo nuk është e gatshme të heqë dorë nga tradita.

Një fshat argjendarësh

Babai i Wu, Peiyuan, lindi në Hongxi, një fshat me një histori 100-vjeçare të prodhimit të argjendit.

Ashtu si shumë argjendarë nga fshati, ai dhe nëna e Wu shkuan në qytetin e afërt të Kailit për të hapur një dyqan ku kanë shitur çdo objekt prej argjendi që kanë krijuar ndër vite.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco