FOTO/ Zona bërthamore e Çernobilit hidhet në hartë 3D nga dronët

FOTO/ Zona bërthamore e Çernobilit hidhet në hartë 3D nga dronët

10:37, 08/05/2019
A+ Aa A-

Disa nga zonat e skanuara nga dronët do të jepnin kufirin vjetor të rrezatimit të një njeriu për një vit në vetëm disa orë.

Shkencëtarët britanikë kanë përdorur dronët për të krijuar hartat më të plota të rrezatimit ndonjëherë të zonës së fatkeqësisë nga katastrofa bërthamore e Çernobilit.

ImageNjë shenjë e rrezatimit pranë shtyllave të energjisë elektrike brenda zonës së përjashtuar

Pylli i Kuq, vetëm 500 metra nga vendi i reaktorit në Ukrainë, është një nga vendet më radioaktive në planet. Zona është konsideruar tepër e rrezikshme për njerëzit që të shpenzojnë më shumë se disa orë.

Por, duke përdorur dronet e pajisur me detektorë anti rrezatimi një ekip nga Qendra Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për Robotikën Bërthamore ishte në gjendje për të vëzhguar zonën e ndotur në siguri të plotë.

Shpërthimi dhe zjarri i mëvonshëm në prill 1986 shkaktuan një plagë rrezatimi që u zbulua aq larg madje kapi edhe Evropën Perëndimore.

Ekipi britanik fluturoi 50 dronë mbi pyllin dhe fshatrat përreth të cilët ishin të pajisur me ndriçim lazer dhe krijoi një hartë 3D të zonës, duke zbuluar humnerat dhe hendekët.

ImageDhomat e një hoteli të shkatërruar në një qytet të braktisur pranë uzinës së energjisë

Autoritetet ukrainase kanë nevojë për harta të hollësishme të rrezatimit për të mundësuar sigurinë e 70,000 turistëve në vit që vizitojnë fshatrat e evakuara prej ditës kur ndodhi katastrofa.

Ka gjithashtu plane për të ndërtuar panele të mëdha diellore në zonat e ndotjes më të ulët.

Robotët gjithnjë e më shumë luajnë një rol në industrinë bërthamore pasi që janë të vetmit të cilët mund të depërtojnë edhe në zona ku njeriu kurrsesi nuk mund të afrohet për shkak se rrezikon  edhe jetën si edhe rasti i kësaj zone me nivel të lartë të rrezatimit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco