Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

FOTO/ Blejnë tokë me vlerë 3 milionë $ por plas sherri me fqinjët milionerë

FOTO/ Blejnë tokë me vlerë 3 milionë $ por plas sherri me fqinjët milionerë

10:08, 08/05/2019
A+ Aa A-

Grupi gërmoi dhe rrethoi një sipërfaqe toke ku kishin qëndruar 20 karvanë në Little Hadham, Herts.

Një grup udhëtarësh që kanë ngritur kampera në një fshat në Hertfordshire dhe janë urdhëruar të largohen pas qindra ankesave nga fqinjë milionerë që jetonin afër tyre.

Njëqind udhëtarët thuhet se blenë vendin në Little Hadham për 3,900 $ me vendasit që e vlerësojnë atë të jetë me vlerë thuajse 4 milionë euro nëse zhvillohet dhe përpunohet si vend.

Grupi gërmoi dhe rrethoi një pjesë të tokës për 20 karvanë që nuk kanë ende asnjë leje ndërtimi por përsëri materialet e ndërtimit vijojnë të mbërrijnë.

Më shumë se 200 banorë janë ankuar për këtë gjë me zë të lartë dhe zjarret e përditshme të mbeturinave të vazhdueshme që nga ardhja e karvanëve të premten e kaluar.

Por zona është e mbushur edhe me 53 vendbanime me vlerë më shumë se 1 milionë dollarë dhe është shtëpia e CEO-ve, avokatëve të lartë dhe ish-futbollistit të Anglisë Matthew Upson.

Më shumë se 200 persona u ankuan rreth zhurmave me zë të lartë dhe të përditshme të mbërritjes së materialeve të ndërtimit.

Të gjithë personat të cilët bënë ankesën theksuan se ata paguajnë mjaftueshëm taksa për të pasur një jetesë të qetë dhe të këndshme në zonë ndaj edhe nuk ndihen aspak të qetë me këtë sjellje dhe qëndrim të shtetit.

    Marrë nga: dailymail.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco