FOTO/ 2,300 $ nata njihuni me spitalin luksoz ku lindi Meghan Markle

FOTO/ 2,300 $ nata njihuni me spitalin luksoz ku lindi Meghan Markle

12:13, 07/05/2019
A+ Aa A-

Ndërsa prindërit e rinj kurrë nuk e zbuluan planin e tyre se si dhe ku do të vinte në jetë fëmija i tyre, u spekulua gjerësisht se nëse Meghan do të përfundonte me një lindje në spital, ajo do të zgjidhte spitalin Frimley Park në Surrey.

Megjithatë, tani është raportuar se Meghan zgjodhi për spitalin luksoz prej 26,000 $, Portland - ku lindi edhe këngëtarja dhe bashkëshortja e futbollistit të njohur, Viktoria Beckham.

Dhe me darka me karavidhe të një luksi të lartë, shampanjë-sipas kërkesës dhe zbukurime për ardhjen e fëmijës, ishte ky spital luksoz ku fëmija i çiftit më të fsmshëm të momentit erdhi në jetë.

Spitali amerikan është i njohur për pacientët e saj të klasit të parë, përfshirë Liz Hurley, Jools Oliver dhe dukeshën e Jorkut, me disa mami VIP që shpenzojnë qindra mijëra dollarë për të lindur foshnjat e tyre.

Portland ofron shërbim hotelerie me pesë yje për nënat e reja, me 36 dhoma private si dhe një çerdhe.

Suitat e lakmueshme kushtojnë 2,300 $ në natë dhe përmbajnë një zonë të veçantë ku edhe mund të argëtohesh.

Është raportuar gjithashtu se spitali ekskluziv ka një përzgjedhje të dhomave të rezervuara për mbretër dhe VIP-a të tjerë që kushtojnë më shumë se 2,600 $.

Pastaj ka shërbim në dhomë 24 orë, tualete luksoze dhe suita specifike për familjarët dhe vizitorët e tjerë.

    Marrë nga: thesun.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco