FOTO/ Si të bëhemi njerëz krijues? Disa këshilla të vlefshme

FOTO/ Si të bëhemi njerëz krijues? Disa këshilla të vlefshme

10:37, 07/05/2019
A+ Aa A-

Nëse doni të bëheni persona më kreativë dhe të përdorni imagjinatën tuaj për të realizuar një krijim artistic i cili do të jetë burim frymëzimi mbase për të tjerë atëherë duhet të ndiqni disa nga këto këshilla:

1. Gjithmonë mbani me vete një stilolaps dhe një letër

Disa studiues në vitin 1938, në bazë të testeve të realizuara në individë të ndryshëm arritën në përfundimin e mrekullueshëm, se truri mund të jetë shumë krijues kur ju shkarravisni.

Ana e zënë, e vetëdijshme e trurit mund të qetësohet duke bërë shaka, gjë që rrit mundësinë për të arritur kuptimin krijues.

Image

2. Telefoni është një mik shumë  i mirë

Shkrepja e fotove dhe vendosja e tyre në mediat sociale është diçka që mund të bëni tashmë, prandaj pse të mos mendoni të përdorni Instagram-in tuaj si një portofol online i cili mbase mund t’ju shërbejë në një të ardhme?

Image

3. Përpiqu të shmangësh shpërqëndrimet

Kur shumë njerëz besojnë se muzika - veçanërisht klasike - është çelësi për të nxitur kreativitetin, ekziston një argument se izolimi dhe heshtja është një mënyrë e mirë për të marrë frymëzimin e nevojshëm dhe për të nxitur edhe më tepër fantazinë tuaj.

Image

4. Çelësi i suksesit është bashkëpunimi

Bashkëpunimi ju lejon të ndani idetë, të merrni dhe ofroni reagime konstruktive dhe të mësoni nga njerëzit që mund të kenë më shumë përvojë sesa ju.

Image

5. Sillu mirë me veten dhe argëtohu

Një nga mënyrat më të rëndësishme për të rritur shanset tuaja për të qenë krijues është të siguroheni që nuk jeni duke u stresuar për t'u bërë të tillë.

Image

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco