FOTO-VIDEO/ Perla më e madhe në botë quhet 'Giga Pearl' dhe ka një vlerë marramëndëse

FOTO-VIDEO/ Perla më e madhe në botë quhet 'Giga Pearl' dhe ka një vlerë marramëndëse

09:12, 07/05/2019
A+ Aa A-

Perla Giga peshon 27 kg dhe siguruesit thonë se vlen deri në 200 milionë $. Por pronari i saj nuk po nxiton ta shesë atë, për arsye shumë personale.

"Unë dua të ndaj rëndësinë historike të perlave me gjithë botën dhe jo vetëm me vendasit e mi, kanadezët. Perlat natyrale kanë qenë lakmuar dhe konsiderohen gurë të çmuar për më shumë se 2000 vjet.

Janë më të vlefshme dhe më të rralla se vetë diamanti sepse janë shumë të vështira për t’u gjetur.

“Unë dua të krijoj vetëdijen mjedisore për shëndetin e oqeanit tonë duke përdorur koleksionet e mia të perlave. Perlat natyrale janë treguesit dhe barometrat e shëndetit të oqeaneve tona”.

Ato vetëm mund të lulëzojnë dhe të rriten në temperatura të pa cënuara dhe të përsosura të ujit. Perlat janë reflektim i ekosistemit tonë delikat. Nëse oqeani nuk prodhon më perla, bota jonë është në vështirësi”, tha koleksionisti i perlave Abraham Reyes.

-Perla Giga është më e madhja e njohur dhe e çertifikuar në botë.

-Çertifikuar nga GIA (Instituti i Gurëve të Çmuar në Amerikë), laboratori më i shquar në botë për këtë gjë.

ImageFaqja Web e koleksionistit të perlave, Abraham Reyes

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco