Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Këto janë 10 fotografitë më të hershme të botës

FOTO/ Këto janë 10 fotografitë më të hershme të botës

13:25, 06/05/2019
A+ Aa A-

Kamerat e hershme filluan të përhapen nga Evropa në mes të shekullit të 19-të dhe fotografia u bë një medium gjithnjë e më i fuqishëm për të marrë dhe përhapur informacion rreth botës së gjerë.

Njerëzit dhe vendet që më parë ishin kapur vetëm përmes artit ose përmes të shkruarit mund të përshkruheshin papritmas me saktësi të paprecedentë.

Me këtë medium të ri, administratorët lokalë dhe studiot e fotografisë komerciale, në qytete nga Hong Kongu në Kalkutë, ndihmuan në ndërtimin e një historie vizuale më të pasur të jetës në vitet 1800.

Tani, një ekspozitë e re në ‘Louvre’ Abu Dabi ka sjellë së bashku 250 nga fotografitë më të hershme të njohura nga Lindja e Mesme, Azia, Afrika dhe Amerika, më e vjetra prej të cilave daton në 1842.

Titullohet "Fotografët: Një Album i Parë i Botës”, është ekspozita e parë dedikuar fotografisë që do të mbahet në pavjonin e Emirateve Arabe të muzeut të famshëm francez.

1. Pamje nga qyteti i Shenjtë i Mekës, Arabia Saudite e sotme, 1881Image2. Krokodil i vdekur në një varkë në Nil, Egjipt (1852)

Image3. Një rrugë, Kantoni (sot Guangzhou), Kinë (1870-1890)Image4. Portret i Pratap Singh me shoqëruesit e tij, India (1882)

Image5. Portreti i Emir Abdelkader, Paris (1865)/ Emir Abdelkader, një figurë kyçe në rezistencën algjerianeImage6. Andet, me gjasë në Peru ose Bolivi (1849)

Image7. Kompleksi i tempullit Prambanan, Yogyakarta, Indonezi (1889-'90)

Image8. Maharani i Nepalit (Mbretëresha) dhe zonjat e saj në pritje, Nepal (1885-1894)?Image9. Portret i një gruaje të re, Etiopi (1885-1888)Image10. Pamje panoramike e Portit të Kobesë, Japoni (1870-'74)ImageMarrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco