FOTO-VIDEO/ Kulti Menson, 'familja' vrasëse që tronditi SHBA në vitin 1969

FOTO-VIDEO/ Kulti Menson, 'familja' vrasëse që tronditi SHBA në vitin 1969

10:47, 06/05/2019
A+ Aa A-

Familja Menson ishte një kult i formuar në Kaliforni në fund të viteve 1960. Udhëhequr nga Charles Manson, grupi përbëhej nga rreth 100 ndjekësit e tij që patën një mënyrë jetese të pazakontë me përdorim të përhershëm të drogërave halluçinogjene.

Shumica e anëtarëve të grupit ishin gra të reja nga prejardhje të klasës së mesme, shumë prej të cilëve u radikalizuan nga mësimet e Mensonit.

Pasi Menson u lirua nga burgu për krime të vogla në vitin 1967, familja Menson u shpërngul në San Francisko dhe më vonë në një fermë të braktisur në Luginën e Shën Fernandos.

Dishepujt e Mensonit gjithashtu përfshinin një njësi të vogël, të përkushtuar të vajzave më së shumti të ndikueshme.

Familja Menson filloi të besonte, pa dyshim, pretendimet e Mensonit se ai ishte një manifestim i Jezusit dhe se ndiqte  profecitë e tij të një lufte racore.

Ata morën famë kombëtare dhe ndërkombëtare pas vrasjes së aktores Sharon Tate dhe katër të tjerëve më 9 gusht 1969 nga Tex Watson dhe tre anëtarë të tjerë të familjes, duke vepruar sipas udhëzimeve të Charles Manson. Anëtarët e grupit ishin gjithashtu përgjegjës për një numër vrasjesh, sulme, krime dhe vjedhje të tjera.

Quentin Tarantino do të zbulojë filmin e tij të ri me vrasjet e familjes Manson si një sfond në Festivalin e Filmit të Kanës këtë muaj.

50 vite pasi kjo ngjarje e vrasjeve makara tronditi botën vjen në kinema në formë fantastike nga regjisori i madh. Në film supozohet se Charles Menson ka vrarë edhe 4 persona të tjerë, viktima të mundshme të tij.

Aktorja shtatëzënë Sharon Tate, 26 vjeç (bashkëshortja e regjisorit Roman Polanski), dhe tetë të tjerë u therën nga ndjekësit e Mensonit me qëllim të nxitjes së një lufte racore.

Egziston bindja se kreu i kultit, i cili vdiq pas hekurave të moshës 83 vjeçare në nëntor 2017, urdhëroi të paktën katër vrasje të tjera, tre prej të cilave bartin ngjashmëri me nëntë vrasjet e tjera.

    ImageAnëtaret e kultit me shenjën në ballëImage

    Viktimat e ‘Familjes Menson’ImageRegjizori, Roman Polanski dhe bashkëshortja Sharon Tate

    Marrë nga: express.co.uk- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco