Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Ky është politikani më i gjatë në botë që ka fituar edhe Guiness

FOTO/ Ky është politikani më i gjatë në botë që ka fituar edhe Guiness

13:20, 02/05/2019
A+ Aa A-

Robert E. Cornegy, Jr. është anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut për qarkun e 36-të, që përfaqëson Bedford-Stuyvesant Croën Heights në Brooklyn.

Ai është një demokrat. Që nga marsi i vitit 2019, Cornegy është mbajtësi i titullit Guiness për Politikun më të Gjatë në botë pasi ai është 208 cm i gjatë.

Cornegy është një vendas i qytetit të Neë Yorkut.

Pas karrierës së tij si basketbollist, ai fitoi një master në Menaxhimin Organizativ nga Kolegji Mercy.

Ai u nderua me këtë çmim këtë javë gjatë një ceremonie të Bashkisë, pasi u certifikua zyrtarisht nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness më 14 janar.

Cornegy deklaroi se ai aplikoi për këtë titull para dy vjetësh kur një mik i tha me shaka “ti me gjasë je politikanë më i gjatë i të gjitha kohërave”.

Ai shprehet se të qenit i gjatë ka sfidat e saj, sidomos kur bëhet fjalë për të blerë këpucë dhe rroba.

Mbajtësi i mëparshëm i këtij titulli ishte një anëtar i parlamentit britanik me emrin Sir Louis Gluckstein, i cili ishte 202 centimetra.

Ai vdiq më 1979 dhe u pasua nga një tjetër politikan britanik i cili e kishte gjatësinë prej 198 centimetra.

    Marrë nga: npr.org- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco