Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve

FOTO/ Lili Cantero: U bë e njohur me artin e pikturimit të këpucëve të futbollit

FOTO/ Lili Cantero: U bë e njohur me artin e pikturimit të këpucëve të futbollit

10:36, 02/05/2019
A+ Aa A-

"Messi do të ishte i fundit. Por e kuptova se ajo që po bëja ishte më tepër sesa një vizatim në këpucë".

Lili Cantero rikujton historinë e saj, ku përmes artit të saj ka bërë admirues të shumtë në futboll, jo vetëm Lionel Messin, por edhe yje të tjerë të mëdhenj të botës së futbollit si Carles Puyol, Paolo Guerrero, Roque Santa Cruz, Dani Alves dhe Paulo da Silva.

Pasioni i saj për këtë lloj arti kishte nisur shumë larg nga bota e futbollit.

"Isha 21-vjeçare dhe doja të blija disa sandale, por nuk mund të gjeja një palë që më pëlqenin, pasi kërkoja diçka më personale. Kështu që bleva një palë të bardha dhe vizatova fotografinë e grupit 'The Beatles' në to.

Aty nisi çdo gjë. Kjo ishte në vitin 2015. Unë po studioja për ekonomi dhe po ashtu për dizajn. Për një projekt të veçantë na kërkuan që të nisnim një minibiznes. Unë solla një linjë të sandaleve me dhjetë dizajne të ndryshme. I shita të gjitha ato, mora notë të mirë në projekt dhe shoqëria nisi të më dërgonte porosi", thotë Cantero.

‘Ishte atëherë kur futbolli nisi të luante pjesën e vet’, shprehet ajo.

"Dikush më sugjeroi që të vizatoja në këpucë futbolli. Unë provova materiale dhe teknika të ndryshme dhe kjo më inkurajoi. Dizajni i parë ishte për Milton Benitezin, që tani luan në Peru. Ai më kërkoi të vizatoja fytyrën e Bob Marleyt. Shoqëria në futboll e pëlqeu këtë. Dhe kështu nisën gjërat", thotë Cantero.

Biznesi i saj mori shtytje më të madhe falë një përfaqësuesi të Paraguait që kishte veshur një palë këpucë futbolli të pikturuara nga Cantero gjatë një ndeshjeje eliminatore për Botërorin 2018.

    Marrë nga: newpaper24.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco