FOTO/ Të jesh grua dhe të udhëtosh e sigurt vetëm; ndiqni këto këshilla

FOTO/ Të jesh grua dhe të udhëtosh e sigurt vetëm; ndiqni këto këshilla

09:08, 01/05/2019
A+ Aa A-

Mësoni vetëmbrojtjen. Mblidhni informacion. Kërkoni ndihmë për atë që dëshironi. Ji pak e dyshimtë. Vepro me besim. Përshtatuni me një kohë të shpenzuar më gjatë në shtëpi. Qëndro e matur. Bërtit kur është e nevojshme. Besoni në ‘stomakun’ tuaj.

Këto janë disa nga mënyrat, që na ofrojnë siguri sidomos duke udhëtuar vetëm.

Shumë prej këtyre grave kanë hyrë në situata të ndryshme në rrugë. Disa janë kërcënuar, ngacmuar ose sulmuar. Kjo nuk është vetëm për shkak se shumica dëshirojnë udhëtime dhe eksperienca aq shumë sa në raste jo të pakta përfundojnë në destinacione të rrezikshme.

Ja se si të anashkalosh rrezikun kur je grua dhe udhëton vetëm:

• Jeni fizikisht e përgatitur

Katherine Harmon, drejtoreshë e lartë e inteligjencës së kategorisë për WorldAware, një kompani e inteligjencës së udhëtimit dhe vlerësimit të rrezikut, ka praktikuar gjatë arte marciale; kështu kanë bërë edhe vajzat e saj.

"Ka diçka në këtë gjë që nxit besimin", tha Harmon. "Sa më shumë që praktikoni, aq më shumë besim keni në vete”.

• Veproni me vetëbesim

Ju nuk mund të ndjeheni të sigurta, prandaj duhet të nxisni shqisat për ta përforcuar atë. Shikoni agresorin tuaj në sy, tha Bond. (Viktimat që shohin poshtë, kanë probabilitet më të lartë rreziku se gratë që tregojnë kurajo edhe kur ju mungon ajo). Ecni me kokën lart gjithmonë.

• Kërkoni norma kulturore

Catherine Watson, një autore dhe shkrimtare udhëtimesh nga Minesota, studion jetën e përditshme në destinacionin e saj duke lexuar dhe bërë pyetje. "Dhe pastaj i përmbahet [normave kulturore vendase]", tha ajo në një e-mail. "Në disa kultura, një grua e re që vjen vërdallë është duke sinjalizuar se familja e saj nuk e vlerëson atë sa duhet për ta mbrojtur atë", tha Watson.

Ndonjëherë, të kesh një udhëzues do ta shmangte këtë gjë; kontrolloni në zyrat e turizmit.

• Mos u përulni, sidomos kur është çështje e sigurisë

Nëse jeni duke udhëtuar drejt një destinacioni të caktuar dhe mbase edhe drejt një vendi jo shumë të sigurt, mos e nënvlerësoni vten tuaj duke pranuar t’ju vendosin në dhomën më të keqe të një hoteli vetëm sepse jeni femër dhe e vetme. Përkundrazi në këtë rast mendoni për veten tuaj.

• Mos dilni

Kur udhëtoni duhet të visheni në mënyrë që të tjerët t’ju injorojnë dhe të mos ju vërejnë për asnjë arsye. Dhe në një vend duhet me patjetër të përshtateni edhe me normat e tyre të veshjeve.

Si për shembull në Indi nuk mund të shkoni të veshura me pantallona tërësisht të shkurtra kur pjesa në e nadhe e grave vendase veshin fustane të gjata deri në fund të këmbëve. Mësohuni edhe të rrini në shtëpi më gjatë duke shmangur orët e natës dhe njohjet e shumta.

• Ulërit

Nëse dikush tregon arrogancë apo mungesë respekti ndaj jush në publik atëherë duhet të bërtisni pa druajtje dhe të ktheni përgjigjen e merituar dhe personi me shumë mundësi i trembur do të rreshtë së ju ngacmuari.

• Mos e trego veten që je një e huaj

Nëse po shkon në një vend të ri vish gjithçka veç petkave të një turisteje. Mëso më shumë për vendasit dhe mundohu të përshtatesh menjëherë pse jo duke mësuar edhe gjuhën e një vendi ku po shkon.

• Beso në instinktet e tua

Nëse në një vend të caktuar apo në një situatë të caktuar keni një ndjesi të çuditshme apo një ndjenjë që ju thotë të largoheni atëherë ashtu duhet të veproni. Besoni në instinktet tuaja.

Mos u bëni vajzë e mirë apo e sjellshme. Reagoni në situata kur e ndjeni veten të rrezikuar. Nëse keni vepruar gabim do t’ju mjaftonte një falje dhe në rast të kundërt ju thjesht jeni kujdesur për sigurinë tuaj.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco