Çfarë është empatia dhe pse e shmangim ne atë?!

Çfarë është empatia dhe pse e shmangim ne atë?!

15:21, 30/04/2019
A+ Aa A-

Të ecësh në hapat  dikujt tjetër ose të vendosësh veten në vend të një personi tjetër është një ndërmarrje aspak e lehtë, madje edhe kur emocionet në lojë janë pozitive: ky është motivi kryesor i indiferencës, madje edhe më shumë sesa çështjet ekonomike.

Empatia është baras me përpjekjen

Vendosja e vetes në gjendjen emocionale të të tjerëve përfshin përpjekje: një përpjekje që ne shpesh preferojmë të shmangim.

Në çfarëdo situate si kur duhet të paguajmë diçka për dikë si kur duhet të dëgjojmë ankesat e dikujt që mund të na lodhë mendërisht e të tjerë.

Kjo është empatia dhe ndaj shumë prej nesh e shmangim pasi është e lodhshme dhe pse jo edhe me shpenzime për ne.

Kjo është ajo që del nga rezultatet e 11 eksperimenteve në rreth 1200 njerëz, botuar në revistën shkencore Journal of Experimental Psychology.

Në të gjitha eksperimentet, vullnetarët treguan "ndjeshmëri" vetëm në 35% të rasteve, pavarësisht nga përmbajtja e saj, duke treguar një preferencë të dukshme për gjithçka që nuk kërkonte përpjekje për identifikim.

Pjesëmarrësit u përpoqën të largoheshin nga detyrat empatike edhe kur kjo do të përfshinte emocione pozitive.

Jeni të lindur për këtë.

Studiuesit vunë re se personat të cilët motivoheshin dhe u thuhej se ishin shumë empatikë madje ishin të lindur për të kuptuar të tjerët filluan të ndërmerrnin iniciativa sociale më të vështira duke treguar interes për emocionet e të tjerëve.

Pra u arrit në përfundimin se eupatia mund edhe të nxitet.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco