FOTO/ Studiuesit zbulojnë sekrete të jetës tek diamantet

FOTO/ Studiuesit zbulojnë sekrete të jetës tek diamantet

09:45, 30/04/2019
A+ Aa A-

Diamantet nuk janë shokët më të mirë të vajzave, siç thotë kënga e famshme, por e gjeologëve: në fakt, ata ruajnë sekretin se si u formuan dhe u stabilizuan kontinentet, gjë që e bëri tokën të banueshme.

Meqenëse ato janë formuar në thellësitë e planetit, thërrime të vogla të mineraleve mund të mbeten në brendësi të këtyre gurëve: për admiruesit e bizhuterive, këto janë papastërti të padëshiruara, por ato mund të japin të dhëna të vlefshme për kushtet në të cilat ato janë krijuar dhe na japin jo pak informacione lidhur me këtë gjë.

Studimi, i botuar në revistën Science dhe i udhëhequr nga Instituti Gemological amerikan (Gia), shqyrtoi diamantet nga Sierra Leone, Botsëana dhe Kanada.

"Meqë ky është i vetmi gur shkëmbor dhe aktiv nga këndvështrimi tektonik që ne njohim", komenton Steve Shirey i Institutit Carnegie, një nga autorët e studimit, "të kuptuarit se si kontinentet formohen është thelbësore për të dalluar atë që ka krijuar kushtet e duhura për të krijuar jetën”.

Nga kjo pikëpamje, diamantet veprojnë si "lajmëtarë" që vijnë nga thellësitë e Tokës, duke ndihmuar në zgjidhjen e debatit mbi origjinën e kontinenteve: disa besojnë se ato formohen falë rrëshqitjes së pllakave njëra mbi tjetrën; një fenomen i quajtur "nënndarje"; të tjerët argumentojnë në vend se ato dalin nga shtëllunga e magmës inkandeshente që ngrihet në sipërfaqe.

Studiuesit e udhëhequr nga Karen Smit shqyrtuan mineralet e pasura me squfur në diamante të nxjerra nga Sierra Leone dhe Botsvana: rezultatet tregojnë se kontinenti i Afrikës Perëndimore u krijua falë dy ngjarjeve të ndryshme nënndarëse që ndodhën mbi 2.5 miliardë vjet më parë.

Gurët e nxjerra nga Kanadaja, nga ana tjetër, tregojnë një histori të ndryshme: në këtë rast zhvendosja e pllakave duhet të përjashtohet si mundësi.

    Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net ?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco