FOTO/ Nënat afrikane pas lindjes së fëmijëve dhe pa ujë të pastër

FOTO/ Nënat afrikane pas lindjes së fëmijëve dhe pa ujë të pastër

15:33, 29/04/2019
A+ Aa A-

Fotografja britanike Jenny Lewis ka bërë një distancë të largët në Malavi për të dokumentuar nënat dhe foshnjat e tyre të sapolindura në ditën e tyre të parë në shtëpi, në emër të WaterAid e cila është një shoqatë bamirësie botërore.

Të gjitha gratë e fotografuara bënë lindjen e fëmijëve në Simulemba Health Center. Lewis e vizitoi qendrën shëndetsore tre vjet m ëparë por u rikthye dhe pa se në të kishte përmirësime. Qendra tani ka ujë të pastër falë ndihmës nga publiku britanik.

Leëis dëshmoi përmes këtyre fotografive dy gjendje të këtyre nënave të reja. Njëra ishte kënaqësia dhe lumturia për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre dhe e dyta ishte frika e të jetuarit pa ujë të pastër.

Një nga gratë shprehet tejet e emocionuar për momentin kur solli fëmijën e saj në jetë pavarësisht se nuk e pati aspak të lehtë pasi i duhej të bënte një rrugë prej tre orësh në këmbë për të mbërritur në klinikë dhe po ashtu duhej të shkonte në kumë të mbushte ujë vazhdimisht për nevojat e saj. 

    Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco