Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

FOTO-VIDEO/ Macja troket në derë pasi pronari e ka lënë jashtë

FOTO-VIDEO/ Macja troket në derë pasi pronari e ka lënë jashtë

13:33, 29/04/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti i cili ka ngjallur jo pak humor që një mace në mënyrë të përsëritur troket në derën e shtëpisë së pronarit të saj ndërsa pret të futet pasi duket se e kanë lënë jashtë.

Në pamjet, të cilat u filmuan të premten në Cardiff para orës 6 të mëngjesit, përpara se të ndaheshin në Facebook, macja e zezë me pak pulla të bardha te putrat mbahej në një hekur metali të oborrit të shtëpisë përpara se të trokiste katër herë.

Macja pastaj priti me durim pas derës, por kur dera vazhdon të jetë e mbyllur sepse mbase pronari është duke fjetur macja pas pushimeve të shkurtra nga trokitja në trokitje i bie përsëri derës.

Sheekilah Jones, e cila filmoi videon, shkroi në postimin e saj në Facebook: “Unë po shikoj gjëra të çuditshme për shkak të orës së herët apo me të vërtetë një mace po troket në derë”?!

Që kur u postua të premten, pamjet janë parë më shumë se një milion herë dhe kanë shpërndarë pothuajse 400,000 herë.

Image

Marrë nga: dailymail.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco