FOTO/ Çifti anglez bën dasmën e ëndrrave me vetëm 1200 dollarë

FOTO/ Çifti anglez bën dasmën e ëndrrave me vetëm 1200 dollarë

10:11, 29/04/2019
A+ Aa A-

Duhet të jetë dita më e lumtur e jetës suaj. Por çmimi prej 40,000 dollarësh i një dasme mesatare mund të bëjë që shumica e çifteve të rënkojnë në dëshpërim.

Megjithatë, Beth dhe Lee Southern paguan një pjesë të vogël shpenzimesh në dasmën e tyre tradicionale në kishë veshur në të bardha falë një famullitari me iniciativë dhe ushtrinë e tij të vullnetarëve.

Reverend Mike Smith nga Kisha e Shën Gjonit në Hartford, Cheshire, nisi misioni  e tij:

'Dasma e Madhe' në janar për të mbërritur pastaj në ditën e madhe të dasmave në kishë.

Ditë e përkryer: Beth dhe Lee Southern janë të fotografuar së bashku në ditën e tyre të madhe. Lulet zakonisht kushtojnë 1000 $ por atyre iu kanë kushtuar vetëm 51 $.

Në ceremoni të tilla morën pjesë 1000 çifte të cilëve iu ofrohej një ceremoni e plotë me ushqim të ofruar në 2 pjata e parë dhe e dytë dhe e gjithë ceremonia e përfshirë në kishë sipas traditës.

Z. dhe znj. Southern, që jetonin në afërsi të Northwich, ishin çifti i parë që përfituan nga oferta.

"Nuk mund të kisha ëndërruar për një ditë më të bukur”, tha zonja Southern. "Dasma ishte e përsosur. Ne kemi qenë të mbingarkuar nga mirësia e të gjithë atyre që ndihmuan për ta realizuar atë.

Qiraja e vendit zakonisht kushton 7000 dollarë por kostoja e tyre ishte vetëm 300 dollarë.

Vullnetarët përfshinin një mësues që kishte rolin e planifikuesit të dasmës, një gjysh që rregullonte buqetat, një fotograf amator, i cili fotografonte dhe një rrobaqepëse që ndryshonte fustanin.

Nusja madje kishte një veturë luksoze të ofruar falas nga një firmë lokale dhe muzika u luajt falas.

Kisha do të ofrojë tre ceremoni të tilla në vit. Dhe kostoja që një çift do të shpenzojë për dasmën e tij do të jetë minimale.

    Marrë nga: dailymail.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco