FOTO-VIDEO/ Aplikacioni që ju heq varësinë nga telefonat dhe kompjuterat

FOTO-VIDEO/ Aplikacioni që ju heq varësinë nga telefonat dhe kompjuterat

08:45, 29/04/2019
A+ Aa A-

Laptopët tanë dhe smartfonët shpesh bëhen pjesë e ankesave tona të vazhdueshme lidhur me kohën dhe orët e gjata që kalojmë me to nëpër duar dhe kjo për shkak të morisë së informacioneve që interneti mban në vetvete.

Por shumë gjëra të mira mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë, pa marrë parasysh se cila është mosha jonë, dhe duket se edhe prodhuesit e pajisjeve dhe zhvilluesit e aplikacioneve po e konsiderojnë diçka të tillë.

Duke pasur parasysh këtë, ne kemi disa këshilla, mjete dhe aplikacione për t'ju ndihmuar të kufizoni kohën që shpenzoni duke ndenjur me sytë e fiksuar në ekran pavarësisht nëse është një telefon, tablet apo kompjuter.

Google ka krijuar aplikacionin e monitorimit të kohës së ekranit të quajtur Digital Wellbeing, megjithëse është i disponueshëm vetëm për telefonat Pixel për momentin.

Një shtrirje më e gjerë mund të ndodhë së shpejti, por deri atëherë, nëse nuk po përdor një Pixel, shikoni disa opsione të tjera:

Pasi të keni instaluar Digital Wellbeing, mund ta gjeni aplikacionin si një hyrje në menunë Settings.

Ai ju tregon se sa kohë keni shpenzuar në telefonin tuaj dhe cilat aplikacione keni përdorur më së shumti. Nëse ke një obsesion për Snapchat-in informacioni, do të shfaqet menjëherë në aplikacionin Digital Wellbeing.

Së bashku me kohën të cilën mund ta përzgjidhni për të qëndruar në internet, Digital Wellbeing ka një mënyrë tjetër për të vendosur kufijtë e aplikacioneve.

Zgjidhni Aplikacionet dhe njoftimet nga Settings, prekni një emër aplikacioni, pastaj zgjidhni Avancimin dhe Kohën e kaluar në aplikacion. Prekni butonin App Timer për të vendosur limitin tuaj për ditën, diku nga pesë minuta në 23 orë dhe 55 minuta.

Ka gjithashtu Wind Down, i cili do t'ju ndihmojë të largoni telefonin tuaj në fund të ditës.

Nga faqja e përmbledhjes së Digital Wellbeing, aktivizoni. Vendosni kohën e nisjes dhe përfundimit (si kur shkoni në shtrat dhe kur zgjoheni), dhe Ëind Doën automatikisht do të kthejë ekranin gri dhe do të kufizojë njoftimet në kohën që ju e keni përcaktuar.

Është i disponueshëm si për android dhe për iOS.

Image

Image

Marrë nga: popsci.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco