FOTO/ Kush e kishte menduar një monument të tillë në Hënë?!

FOTO/ Kush e kishte menduar një monument të tillë në Hënë?!

08:17, 29/04/2019
A+ Aa A-

Në Hënë tani, gjendet një skulpturë prej alumini e një astronauti me një mesazh të bukur.

I quajtur Astronauti i rënë, ai u vendos atje nga komandanti i Apollo 15 David Scott më 1 gusht 1971 për të përkujtuar të gjithë njerëzit që kanë vdekur duke përparuar eksplorimin e hapësirës.

Figurina e vogël qëndron pranë një pllake ku renditen 14 astronautët dhe kozmonautët që kanë vdekur deri më sot.

Ky monument është vetëm 8.5 centimetra i gjatë dhe, edhe pse mesazhi i tij është ai i nderit të sakrificës, skulptura e vogël gjithashtu është bërë pjesë e polemikave.

Skulptura është projektuar nga Paul van Hoeydonck, një artist belg, puna e të cilit në atë kohë ishte e përfaqësuar në Galerinë Waddell në Nju Jork. Ideja i përkiste drejtorit të galerisë Louise Tolliver Deutschman, i cili donte të merrte artin në hapësirë.

Projekti u bë në fshehtësi dhe nuk u bë i ditur deri kur Apollo 15 kishte zbritur në mënyrë të sigurt përsëri në Tokë.

Por Van Hoeydonck pretendon se nuk e dinte se statuja do të përdorej për të përkujtuar astronautët, dhe madje tregon se nuk do ta kishte lënë kurrsesi shtrirë atë nëse do të ishte për një kauzë kaq të rëndësishme.

Përkundër gjithë kësaj, statuja dhe mesazhi i saj janë akoma shumë të bukura dhe 48 vjet më vonë, tregon se arti edhe 384,000 kilometra larg prej nesh është ende subjekt i shumë problemeve njerëzore.

ImageMarrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco