FOTO/ Këto janë shtetet më të lumtura dhe më të stresuara për 2019-ën

FOTO/ Këto janë shtetet më të lumtura dhe më të stresuara për 2019-ën

13:56, 26/04/2019
A+ Aa A-

Njerëzit anembanë botës po bëhen më të zemëruar, të stresuar dhe të shqetësuar, sipas një sondazhi të ri global bërë nga Gallup.

Nga rreth 150,000 njerëz të intervistuar në mbi 140 vende, një e treta tha se ata vuanin nga stresi, ndërsa të paktën një në pesë njerëz përjetonin trishtim apo zemërim.

Raporti vjetor i Emocioneve Globale Gallup iu kërkoi njerëzve përvojat e tyre pozitive dhe negative.

Vendi më negativ ishte Çadi, i ndjekur nga Nigeria. Vendi më pozitiv ishte Paraguai, tha raporti.

Të intervistuarve u janë bërë pyetje të tilla si "a keni buzëqeshur apo keni qeshur shumë dje?" dhe "a jeni trajtuar me respekt”? Në një përpjekje për të fituar një pasqyrë në përvojat e përditshme të njerëzve.

Rreth 71% e njerëzve thanë se përjetuan një sasi të konsiderueshme kënaqësie një ditë para sondazhit.

Sondazhi zbuloi se nivelet e stresit ishin në një nivel të ri, ndërsa nivelet e shqetësimit dhe trishtimit u rritën gjithashtu. Rreth 39% e të anketuarve thanë se kishin qenë të shqetësuar ditën para sondazhit dhe 35% ishin të stresuar.

Top 5 vendet me përvojat më të mira pozitive:

Paraguaj

Panama

Guatemala

Meksikë

El Salvador

Top 5 vendet me përvojat më të larta negative:

Çad

Nigeri

Sierra Leone

Irak

Iran

Vendet e Amerikës Latine, përfshirë Paraguajin, Panamanë dhe Guatemalën kryesuan listën e përvojave pozitive, ku njerëzit raportuan se "ndjenin shumë emocione pozitive çdo ditë".

Sondazhi pretendon se reflekton tendencën kulturore në Amerikën Latine për të "përqendruar në përvojat pozitive të jetës".

Çadi kishte rezultatin më të lartë për përvojat negative. Më shumë se shtatë në 10 çadianë thanë se kishin luftuar për të arritur të ushqeheshin normalisht vitin që lamë pas.

Rreth 61% e njerëzve në vend thanë se kishin përjetuar dhimbje fizike.

Vendi vuan nga infrastruktura e papërshtatshme dhe konflikti i brendshëm, ndërkohë që kushtet shëndetësore dhe sociale krahasohen në mënyrë të pafavorshme me ato të gjetura në rajon.

Pavarësisht rezultatit të lartë të Çadit për përvojat negative, njerëzit në SHBA dhe Greqi duket se stresohen edhe më shumë se çadianët.

Greqia kishte popullsinë më të stresuar në botë me 59% të tyre që deklaruan se kishin përjetuar një ditë stresonte para sondazhit. Rreth 55% e të rriturve amerikanë thanë se ishin të stresuar gjithashtu.

Image

Image

Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco