FOTO-VIDEO/ Melody Hames njihet si ‘parukjerja e kuajve’ dhe është e vetmja në botë

FOTO-VIDEO/ Melody Hames njihet si ‘parukjerja e kuajve’ dhe është e vetmja në botë

13:15, 26/04/2019
A+ Aa A-

Melody Hames, është emri i markës "The Barber Horse" (parukjeria e kuajve). Ajo është mësuesja e parë e kuajve në Mbretërinë e Bashkuar dhe sjell profesionalizëm në edukimin e tyre.

Biznesin si parukiere e kuajve ajo e ka filluar në vitin 2012-të dhe duket se pamja që ajo iu dhuron kafshëve të dashura për njerëzit është vërtet shumë interesante dhe kreative.

Ajo ka ndryshuar fytyrën e metodave tradicionale të qethjes së kuajve.

Melodi filloi të merrej me kuajt në moshën 9 vjeçare në mesin e viteve 90-të. Ajo ka një pasion për kuajt, si dhe një pasion për Artin dhe Dizajnin për të cilin edhe është diplomuar në degën Grafik Dizajn.

Melody ka prezantuar teknikat e saj të qethjes së kuajve në SHBA së bashku me kompaninë e famshme amerikane Andis për 2 vjet dhe vazhdon të japë shembullin e parë të kësaj qethje në Shtetet e Bashkuara.

Dhe duket se këta kuaj nuk duken aspak keq me këtë dizajn të ri përkundrazi duken shumë tërheqës të veçantë dhe të rregullt madje me stil.

    Marrë nga: edition.cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco