FOTO-VIDEO/ Shimpanzeja që shikon video e foto në Instagram si një njeri

FOTO-VIDEO/ Shimpanzeja që shikon video e foto në Instagram si një njeri

11:29, 26/04/2019
A+ Aa A-

Njihuni me këtë shimpanze simpatike e cila është një kampione në përdorimin e iPhone.

Jeanne Moos e CNN ka numrin e tij.

Kjo shimpanze e ka zakon që përveçse të konsumojë banane si bëjnë edhe të ngjashmit e saj, të navigojë edhe në internet dhe kryesisht në rrjetin social Instagram ku ajo shikon fotografi dhe videot e preferuara duke i përzgjedhur me kujdes ato dhe madje shikon edhe fotografi edhe video të sajat.

Pronari i këtij majmuni thotë se ai punon në një dyqan me telefona celularë dhe aty paraqiten edhe njerëz të cilët nuk dinë se si ta përdorin touch screen ashtu si kjo shimpanze di më së miri.

Madje ai di edhe se si të kthehet në një album me fotografi pasi shikon disa prej fotografive dhe duke u kthyer mbrapsht përzgjedh të tjera fotografi për të parë.

Duket se videot e tij të preferuara janë ato të regjistruara me të zotin e tij teksa luajnë ndërsa video të tjera duket se nuk i ngjallin fort interes dhe i heq shpejt ato.

Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco