FOTO/ Pikachu: Macja e parë në botë që do të udhëtojë drejt Hapësirës

FOTO/ Pikachu: Macja e parë në botë që do të udhëtojë drejt Hapësirës

10:07, 26/04/2019
A+ Aa A-

Pikachu është një mace shtëpiake e dashur që vdiq në janar nga komplikimet pas një beteje me diabetin, do të ‘bëjë’ diçka të rrallë.

Pronari Steve Munt planifikon të dërgojë pak prej hirit të Pikachu në Hapësirë, sipas Space.com. Dhe ky element do ta bëjë Pikachu-në macen e parë të djegur që dërgohet në Hapësirë.

Shakira Pikachu në kozmos do të jetë pjesë e një shërbimi përkujtimor për kafshët: Celestis Pets, një degë e kompanisë Celestis e cila punon për përkujtimin e njerëzve në Hapësirë.

Munt aktualisht po mbledh para përmes një fushate: GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e biletës së Pikachu prej 5,000 dollarësh amerikanë, por ai i tha Space.com se tashmë e kishte blerë biletën për një nisje "diku në 18 muajt e ardhshëm" gjithsesi.

Celestis Pets ka nisur tashmë eshtrat e djegura të dy qenve në orbitë, ku kompania thotë se hiri do të mbetet deri sa të avullojë pasi të hyjë në atmosferë.

Mbetjet e një mace apo qeni do të jenë shumë të vogla për t’u parë, por kompania e krahason avullimin me një yll i cili shuhet përmes qiellit.

"Doja Pikachu të ishte i pari," tha Munt për Space.com, duke thënë se donte të "vazhdonte trashëgiminë e tij si një eksplorues dhe t’i tregonte botës se një mace është po aq e denjë sa një qen për një gjest të tillë".

Image

Image

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco