FOTO-VIDEO/ Liqeni pa emër në Japoni që ngjan si një pikturë

FOTO-VIDEO/ Liqeni pa emër në Japoni që ngjan si një pikturë

09:26, 25/04/2019
A+ Aa A-

Nuk ka një emër zyrtar, por e kanë quajtur thjesht "Liqeni i Monet" dhe arsyeja është e lehtë: ngjashmëria e jashtëzakonshme me pikturat e ciklit "Nimfat" e piktorit impresionist francez.

Turistët që vizitojnë këtë mrekulli në qytetin Seki, në prefekturën japoneze të Gifu, mbeten të mahnitur nga uji kristal, ngjyrat që e rrethojnë dhe peshqit e shumëllojshëm.

E kanë cilësuar një kënd mrekullie në Japoni me shije impresioniste. Ngjashmëria me ciklin prej 250 pikturash të nimfave është e habitshme.

E gjithë hapësira ngjason me një pasqyrë në ujë, ku natyra është argwtuar duke krijuar një atmosferë të ngjashme me kopshtet e Monet, brenda vilës së Giverny, të cilës piktori francez i kushtoi plot 250 punime.

Pellgu gjendet mes maleve të Sekit, përgjatë portës antike të shenjtorëve të Itadorit. Në ujrat e tij mund të admirosh nimfat, si ato të pikturuara nga Monet, por edhe krapin apo peshq të tjerë të shumëllojshëm.

Bukuria e saj piktoreske e ka shndërruar atë në një tempull të famshëm dhe turistët vijnë nga gjithë vendet e botës vetëm për ta vizituar

    Marrë nga: jw-webmagazine.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco