FOTO-VIDEO/ E reja me shami që jep këshilla për marrëdhëniet në çift

FOTO-VIDEO/ E reja me shami që jep këshilla për marrëdhëniet në çift

14:55, 24/04/2019
A+ Aa A-

Një rrugëtim në botën e takimeve, seksit dhe dashurisë është një fushë e minuar në disa raste edhe në vendet më liberale, por kur e futni edhe fenë në mes, mund të jetë edhe më e komplikuar.

Për gratë muslimane në veçanti, mund të jetë e vështirë të flasësh hapur rreth çështjeve të marrëdhënieve seksuale dhe shqetësimeve në raportet në çift, të cilat i atribuohen rregullave të rrepta rreth marrëdhënieve dhe seksit jashtë martesës.

Sidoqoftë, të gjithë njerëzit anë e mbanë botës dalin në takime dhe gjejnë dashuri me besime fetare të ndryshme po që mund të jenë edhe partnerë të ndrshëm të së njëjtës fe.

Thanga Alghabban, është një e re 31 vjeçare, e cila në profesion është avokate e trajnuar, drejtoreshë e një kompanie modeste, YouTuber dhe një guru ‘takimesh’ halal nga Londra.

Alghabban është shumë moderne në mënyrën e saj të të jetuarit të fesë dhe besimit mysliman. Ajo është praktikante e fesë myslimane pasi është e mbuluar me shami. E veçanta e saj është se ka një mori tatuazhesh në trup, është YouTuber dhe influence në mediat sociale ku ehe jep këshilla të ndryshme lidhur me ‘takimet e dashurisë’.

E reja është kritikuar vazhdimisht për këtë që bën madje i janë vendosur edhe nominime nga më fyeset por ajo nuk e ka problem fare diçka të tillë.

    Marrë nga: bbc.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco