Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Detyrohet të humbasë 150 kg me urdhër të mbretit

Detyrohet të humbasë 150 kg me urdhër të mbretit

15:49, 23/04/2019
A+ Aa A-

Një i ri saudit humbi 150 kg pasi Mbreti Abdullha personalisht e urdhëroi njeriun të shtrohej në spital për humbje peshe.

Khalid bin Mohsen Shaari peshonte 610 kg dhe u pranua në një klinikë në kryeqytetin Riyadh.

Shaari, i cili është pak nën njëzet vjeç, duhej të transportohej me mjete të posaçme për ta çuar në destinacionin e tij nga qyteti jugor ku jetonte. Humbja e peshës kërkoi ndërhyrjen e 21 specialistëve, duke përfshirë nutritionistë dhe kirurgë.

Megjithë humbjen e konsiderueshme të peshës, rruga drejt një jete normale është ende e gjatë: përkundër progresit të bërë, mjekët janë të shqetësuar për ndërlikimet që lidhen me peshën e tij të madhe: djali ndikohet mes të tjerash nga problemet e mushkërive dhe të zemrës dhe diabetit.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco