FOTO-VIDEO/ Momenti kur shqiponja mbyt një foshnjë derri të egër

FOTO-VIDEO/ Momenti kur shqiponja mbyt një foshnjë derri të egër

13:45, 23/04/2019
A+ Aa A-

Të shikosh shqiponjat që gjuajnë është gjithmonë interesante. Këta grabitqarë të mrekullueshëm derdhen me qetësi përmes ajrit, duke kapur gjahun e tyre pa dyshim me kthetrat e gjata e të mprehta dhe janë të afta ta çojnë shumë larg prenë e tyre.

Kohët e fundit, një familje në safari u bë dëshmitare për një nga këto takime kur një shqiponjë rrëmbeu dhe vrau një foshnjë derri të egër para syve të tyre.

Nazeem Mohammed, një bankier 49-vjeçar, ishte duke shikuar një familje të derrave të egër në Parkun Kombëtar Kruger të Afrikës së Jugut, kur shqiponja u vërsul mbi të voglin.

E njohur për natyrën e saj si një grabitqare e cila zë pritë, momenti kur derrat e mëdhenj u larguan ishte momenti ideal për të sulmuar të voglin e tyre.

Shqiponja arriti ta mbysë të voglin duke e shtrënguar fort në kthetra derisa ai u mbyt.

    Marrë nga: roaring.earth- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco