FOTO-VIDEO/ 'Ishulli i Gjarpërinjve', me llojet më vdekjeprurës në botë

FOTO-VIDEO/ 'Ishulli i Gjarpërinjve', me llojet më vdekjeprurës në botë

10:14, 22/04/2019
A+ Aa A-

Ilha de Queimada Grande, më i njohur si ‘Ishulli i Gjarpërinjve’, është një xhep i vogël toke jashtë brigjeve të Brazilit. Shtëpia e 4000 gjarpërinjve helmues të cilët kanë një ngjyrë të artë, dhe që përbëjnë një nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës në botë.

Ishulli konsiderohet sipërfaqja më e rrezikshme në botë. Njerëzit janë të ndaluar ta vizitojnë nëse nuk kanë marrë leje të posaçme.

Por në 60 minuta, gazetarja Tara Brown udhëton në ishull me biologun molekular australian dhe Bryan Fry si pjesë e një projekti kërkimor që studion përfitimet potenciale mjekësore të helmit të gjarprit.

Ishulli ka një shumëllojshmëri bimësh. Ishulli është pjesërisht i mbuluar me pyje tropikale dhe pjesërisht është i zhveshur me shkëmbinj në disa zona si rezultat i shpyllëzimit.

Shpyllëzimi është origjina e emrit të ishullit: termi "Queimada", në portugalisht, do të thotë "të digjet", sepse kur banorët vendas u përpoqën të pastronin tokën për një plantacion bananesh në ishull, ata duhej të digjnin pyjet tropikale.

    Marrë nga: 60 Minutes Australia/ YouTube- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco