Nuk e dinit! Ja nga vijnë milionat që përdoren nëpër skenat e filmave

Nuk e dinit! Ja nga vijnë milionat që përdoren nëpër skenat e filmave

04:36, 22/04/2019
A+ Aa A-

Në një intervistë për CNN, Rappaport i cili është themeluesi i RJR Props, një kompani filmash që është e specializuar në prodhimin e parave false të cilat përdoren për xhirime, me qendër në Atlanta.

Paratë e kësaj kompanie janë përdorur në mjaft filma të rëndësishëm si “Wolf of Wall Street”, “Fast and Furious”, në serialin Netflix “Ozark” dhe në videot muzikore 50 Cent dhe Kendrick Lamar.

Por prodhimi i parave false është një biznes delikat, prandaj paratë e rreme në SHBA duhet t’i përmbahen rregullave të rrepta federale të cilat përfshijnë shtypjen vetëm në njërën anë të kartëmonedhës duke qenë dukshëm më të mëdha ose më të vogla se kartëmonedha aktuale. Por jo të gjithë janë të kujdesshëm kështu që ndodhin dhe mjaft incidente.

Në vitin 2001, gjatë xhirimeve të “Rush Hour 2” në Las Vegas, rreth 1 miliard dollarë para u hodhën në erë gjatë një skene, por disa këto para dolën në qarkullim dhe në jetën reale duke përfshirë kështu për zgjidhjen e këtij incidenti Shërbimin Sekret të SHBA-së.

RJ tha se “Paratë tona janë të shtypura në të dyja anët, por ka një iluzion optik që është ndërtuar në të. Ajo duket mjaft reale, por kur fillon ta shohësh atë më nga afër, aty mund të zbulohet që është rreme”. Ky mashtrim, tha ai, e bën atë të duket e vërtetë në një aparat fotografik, por ajo vazhdon të jetë false nëse dikush përpiqet ta përdorë atë në jetën reale.

Për të qenë në përputhje me ligjet federale, paratë e riprodhimit nuk mund të bëhen duke modifikuar dizajnin e parave aktuale, kështu që RJR Props ka krijuar dizajnin e tyre. “Ne fillojmë nga e para sepse duam që paratë tona të duken reale”, tha Rappaport.

Në vend të “Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara”, fjalët nën “100” në këndin e majtë majtas lexojnë “Unreal Fake Currency Reserve”. Vula është një dizajn tjetër i cili bën diferencën mes kartëmonedhave reale dhe atyre false dhe në vend të emrave të ‘’Thesarit të Shteteve të Bashkuara’’ dhe ‘’Sekretarit të Thesari’’, vendoset “Im no Real” dhe “No Real Valuta”.

“Është shumë e vështirë për t’u bërë, më e vështirë se sa njerëzit do të imagjinonin. Eshtë një proces i vështirë që bëhet me dorë, i cili zakonisht kërkon 15 ose 20 njerëz të ulur rreth një tavoline. “- shprehet Rappaport./ Tv. Scan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco