VIDEO/ Zbulohet fosili i rrallë i një kali pas 42,000 vitesh

VIDEO/ Zbulohet fosili i rrallë i një kali pas 42,000 vitesh

11:08, 19/04/2019
A+ Aa A-

Qëndronte prej 42,000 vitesh nën akull ndërsa ditët e fundit shkencëtarët kanë bërë zbulimin madhështor të trupit të një kali të vogël. Gjetja u bë e jashtëzakonshme kur studiuesit zbuluan gjak ende të lëngshëm në venat e tij.

Kali i quajtur Lena (Equus caballus lenensis), u gjet në kraterin Batagaika në Siberinë lindore dhe mendohet të ketë qenë vetëm 2 muajsh kur vdiq, me gjasë duke u mbytur në baltë dhe u zbulua gjatë verës së vitit 2018, në një ditë kur temperatura ishte -67.8 gradë Celsius.

Lëngjet trupore të kafshës u nxorën gjatë një autopsie dhe u testuan me shpresën për klonimin e specieve të zhdukura, sipas Semyon Grigoriev, drejtor i Muzeut Mamuth në Universitetin Federal Verilindor (NEFU) në Jakubsk.

Organet  brendshme të ruajtura mjaft mirë mund të shfrytëzohen për të bërë studime të ndryshme edhe të ushqimit që kjo krijesë ka konsumuar në kohën kur ishte ende gjallë për të parë edhe si ka qenë habitati ynë 42,000 vite më parë.

Shkencëtarët po mendojnë edhe mundësinë e klonimit të kafshës por në rastin konkret ka mungesa në struktutrën e rruazave të kuqe të gjakut të cilat janë pa bërthamë.

Image

Marrë nga: cnn.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco